Arbëresha - Arberesha - Arbresha
Romani « Arbëresha » Në ditën e mbylljes së shkollave kosovare nga Millosheviqi, Di Morina bashkë me shoqen e klasës Arbëreshën, duhet të ndërpresin studimet në programin e mësimdhënjes pak kohë para se të bëhen arsimtarë. Po atë ditë, profesori i letërsisë, Ilir Berisha, u jep studentëve si detyrë të shkruajnë gjatë pushimit të detyrueshëm që të mos mbeten pasivë. Po atë ditë gjithashtu, Di Morina shkon me gjyshin e tij në shtëpinë e vjetër e të braktisur të fshatit malor ku është e varur në mur një qëndismë me shkronjat e alfabetit dhe e stolisur me portretin e një vajze. Vajza e portretit, në sytë e të riut, i ngjan rastësisht shoqes së studimeve. Gjyshi i tregon nipit gjithë historinë e solisë së punuar nga një qëndistare arbëreshe, histori e cila shtrihet në disa kapituj të romanit. Disa vite më vonë, Di Morina takon rastësisht profesorin e tij të letërsisë, Ilir Berishën, më 14 nëntor 2007, me rastin e 99 vjetorit të Kongretit të Manastirit në një bibliotekë në Montreal, Kanada. Ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Ilir Berisha e fton Di Morinën në një takim në banesën e tij sepse ka për t’i treguar diçka nëmes katër syve. Aty, Di Morina zbulon disa fakte, disa gjëra të përbashkëta me profesorin. Secili ka disa sekrete të cilat nuk mund të thuheshin sheshit para pavarësisë së Kosovës. Di Morina mëson gjithashtu disa gjëra që nuk i dinte për Arbëreshën.
Kandidat për Çmimin « Rexhai Surroi »
******
ARBERESHA
Emër femëror: 
Arberesha me shenja topografike: 








Arberesha me alfabetin e shenjave: 








Arberesha me kodin e Morsit: · - · - · - · · · · · - · · · · · · · · · · -
Arberesha nga ana e prapme: Ahserebra (shqiptohet: Asherebra)
Arberesha në gjuhën e hajdutëve (Robber Language): Arorboberoresoshoha
******